"Më goditën me grusht", i riu denoncon dhunën në polici, ngjarja pas mesnate në Tiranë

Kronikë e zezë

"Më goditën me grusht", i riu denoncon dhunën në polici, ngjarja pas mesnate në Tiranë

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 08:49
Ilustrim

Një 26-vjeçar në Tiranë ka denoncuar se është dhunuar pak pas mesnate nga një person ende i paidentifikuar. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën “Gramoz Pashko".

"Më datë 04.06.2021, shtetasi R. F., 26 vjeç, kallëzon se në orën 00:30, në rrugën “Gramoz Pashko”, e kanë goditur me grusht" njoftoi policia.

I riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e policisë punohet për saktësimin e gjeneraliteteve të autorit, kapjen dhe shoqerimin e tij.

Ndërkohë specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit Damiano (Dorian) Remi., 37 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat