Arrestohen dy persona në Mitrovicë, tentuan ta mbysnin një person me thikë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Mitrovicë, tentuan ta mbysnin një person me thikë

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 09:54
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Mitrovicë pasi kishin tentuar ta vrisnin një person, dje pasdite në rrugën “Lumi”.

E tëra kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje mes personave të përfshirë në ngjarje.

Komunikata e plotë e policisë:

Dje ne orët e pasdites, më 3 qershor 2021, rreth  orës 18:45, Policia në Mitrovicë, ka pranuar informacion për  të shtëna me armë të zjarrit në rrugën  ‘Lumi’ në Mitrovicë.

Nga  hetimet e para nga vendi i ngjarjes,  janë hasur njolla gjaku dhe dy gëzhoja, dyshohet se deri te incidenti ka ardhur si pasoj e një mosmarrëveshje ne mes dy  familjeve, te cilët janë involvuar në rrahje.

 Nga policia janë arrestuar dy persona të dyshuar H.G., 55 vjeçar dhe F.T., 17 vjeçar, ku i dyshuari i pare me mjet të fortë(thikë) ka goditur viktimën. Viktima është trajtuar në spitalin rajonal Mitrovicë dhe per mjekim te mëtutjeshëm është dërguar në QKUK Prishtinë.

 Kurse te i dyshuar i dytë i mitur është gjetur një pistoletë dhe një karikator me tre fishek, të cilat nga policia janë konfiskuar si provë materiale.

Në vend të ngjarjes kanë dal njësia e hetimeve rajonale se bashku me prokurorin e shtetit.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit  H.G., 55 vjeçar është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë” dhe ndaj të dyshuarit të dytë, F.T., 17 vjeçar është iniciuar rasti me veprat: ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve’’, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, me vendim të prokurorit të dy të dyshuarave ju caktohet  masa e ndalimit policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat