‘’Kontrabandë me kafshë’’, Policia gjen 80 lopë e viça në Ferizaj

Kronikë e zezë

‘’Kontrabandë me kafshë’’, Policia gjen 80 lopë e viça në Ferizaj

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka zhvilluar njw aksion pas grumbullimit të disa informacioneve, se në fshatin Gërlicë të Ferizajt janë një numër i konsiderueshëm i kafshëve të cilat dyshohen se janë të kontranbanduara.

Policët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të shoqëruar edhe nga njësitet reaguese të stacionit policor të Ferizajt, në përkrahje edhe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale Policisë në Ferizaj, kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në numër të konsiderueshëm , prej 80 krerë gjedhë (lopë e viça).

Në lidhje më këtë janë njoftuar të gjitha organet kompetente: Prokuroria Themelore e Ferizajt , Policia Kufitare , Dogana e Kosovës dhe AUV .

Ky aksion i policisë së përbashkët po vazhdon akoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat