Tenton të vetëvritet një vajzë në Prizren, për shkak të një problemi me të dashurin

Kronikë e zezë

Tenton të vetëvritet një vajzë në Prizren, për shkak të një problemi me të dashurin

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 08:38
Prizren

Një vajzë në Prizren ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, pasditen e djeshme në rrugën “Wesley Clark”.

Burime brenda Prokurorisë Themelore në Prizren kanë bërë të ditur se ajo ka provuar ta kryejë këtë akt duke marrë sasi të tepruar të barnave për qetësim.

Raportohet se vajza kishte qenë në një kafeteri kur mori barnat për t’u qetësuar, për shkak se ishte shqetësuar nga një mosmarrëveshje që kishte pasur me të dashurin e saj.

Ajo ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e qytetit, ku aktualisht është duke u trajtuar.

Gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë.

Organet e drejtësisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti, të cilin e kanë klasifikuar si “Vetëvrasje në tentativë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat