​Arrestohet për kanosje ndaj personit zyrtar

Kronikë e zezë

​Arrestohet për kanosje ndaj personit zyrtar

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Një person është arrestuar gjatë një kontrolli të Policisë së Kosovës në një lokal në Prizren pasi ka kanosur verbalisht një zyrtar policor.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:40, gjatë një kontrolli të përbashkët me Inspektoratin sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, në funksion të implementimit të masave sipas ligjit antiCOVID-19.

Personi i dyshuar, mashkull, është shoqëruar në stacion policor, janë informuar hetimet rajonale, si dhe është kontaktuar prokurori kujdestar dhe autoritetet tjera.

Në konsultim me prokurorin kompetent rasti është iniciuar për procedura të mëtejme ligjore dhe ndërmarrje të veprimeve të mëtejme hetimore nga autoritetet kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat