Të shtëna me armë zjarri në Deçan, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Deçan, arrestohet një person

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuari pasi që ka shtënë me armë në drejtim të një personi.

Rasti ka ndodhur ka dje rreth orës 18:12 në Deçan.

Tutje, Policia njofton se nuk ka të lënduar, kurse është gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

“Deçan, 05.06.2021 – 18:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat