Një muaj paraburgim personit që është nxënë në flagrancë për vjedhje

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim personit që është nxënë në flagrancë për vjedhje

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 16:53
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit B.C., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: vjedhje e rëndë në tentativë.

Dyshohet se me datë 19 prill, në orët e mesditës, në Prizren, ka shfrytëzuar momentin e volitshëm kur në një shtëpi nuk ishte askush, i eliminoi pengesat duke përdorur një çelës të improvizuar, të cilin e përdori së bashku me një foli alumini me të cilën e hapi derën e banesës private, depërtoi brenda dhe filloi kontrollimin, mirëpo shumë shpejt aty ishte paraqitur e dëmtuara – dëshmitarja, e cila e ka kapur në flagrancë.

Bëhet e ditur se ajo arriti t’ia marr çelësin së bashku me folinë e përdorur për hapjen e derës dhe po ashtu e fotografoi në vendin e ngjarjes.

I pandehuri me shpejtësi ishte larguar nga aty dhe u bë i paarritshëm për institucionet e rendit deri më datë 06 qershor, kur edhe u arrestua në Prishtinë.

Po ashtu gjykata njofton se i pandehuri është kryerës i 29 veprave të tjera penale të kësaj natyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat