Prizren: Deponimi i parave të falsifikuara, mbi 1300 euro të konfiskuara vetëm dje nga Policia në ProCredit Bank

Kronikë e zezë

Prizren: Deponimi i parave të falsifikuara, mbi 1300 euro të konfiskuara vetëm dje nga Policia në ProCredit Bank

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Pesë raste të falsifikimit të parasë u denoncuan për 24 orë në Policinë e Kosovës nga banka ProCredit në Prizren.

Media mëson nga burimet brenda policisë, se në pesë rastet e raportuara nga një punëtor i kësaj banke janë hasur kartëmonedha nga 50, 100 e 500 euro.

Ato dyshohet të jenë të falsifikuara.

Shuma totale e parave që dyshohet se u deponuan dhe janë të falsifikuara është 1 mijë e 320 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat