Aksident në rrugën Ferizaj-Shtime

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Ferizaj-Shtime

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:26 në rrugën Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Lloshkobare.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, në aksident ishin të përfshira dy automjete, ndërsa përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.

“Një aksident ka ndodhur me dëme materiale mes dy automjeteve, në magjistralen Ferizaj-Shtime, rreth orës 13:26, në fshatin Lloshkobare”, ka thënë Veseli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat