Vrasje në Rahovec/ Policia jep detaje, arreston familjarin e viktimës

Kronikë e zezë

Vrasje në Rahovec/ Policia jep detaje, arreston familjarin e viktimës

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 23:50
Foto ilustrim

Një vrasje ka ndodhur në fshatin Soniq të Rahovecit. Policia ka arrestuar një familjar të viktimës si të dyshuarin kryesor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nystret Gjurkaj.

Rasti është duke u trajtuar si plagosje. Me t’u plagosur viktima është dërguar, në gjendje të rëndë është dërguar për në spital.

E përkundër përpjekjeve mjekësore, viktima nuk ka arritur të mbijetojë.

“Sot rreth orës 21:00 në fshatin Soniq të Rahovecit ka ndodhur një plagosje me pasoja vdekjeprurëse. Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë dhe përkundër përpjekjeve mjekësore i njëjti ka ndërruar jetë. Dyshohet se palët janë familjarë në mes vete. Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar”, ka konfirmuar Gjurkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat