Aktakuzë për kontrabandë mallrash dhe ryshfet

Kronikë e zezë

Aktakuzë për kontrabandë mallrash dhe ryshfet

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Departamenti Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit me iniciale D.I.

Aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri D.I. ka kryer veprat penale “Kontrabandë me mallra” dhe veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

Prokuroria Speciale ka propozuar në aktakuzë që pas administrimit të të gjitha provave në shqyrtim gjyqësor, i pandehurit të shpallet fajtor për veprat penale, që i vihet në barrë dhe të dënohet sipas ligjit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat