Fushë Kosovë, vetura godet këmbësoren

Kronikë e zezë

Fushë Kosovë, vetura godet këmbësoren

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Pasditen e së premtes ka ndodhur një aksident trafiku në Fushë Kosovës, ku si pasojë një këmbësore ka marrë lëndime.

Aksidenti mes një automjeti e këmbësoresh ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë”, ndërkaq e lënduara është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin”, tha Ahmeti. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat