Podujevë, gjendet një mjet i pa shpërthyer në oborrin e emergjencës

Kronikë e zezë

Podujevë, gjendet një mjet i pa shpërthyer në oborrin e emergjencës

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se ka hasur në një mjet të pashpërthyer në oborrin e emergjencës së Podujevë.

Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i PK-së-së ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.

“Rr. Bahri Fazliu, Podujevë 18.06.2021-09:51.

Një mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e emergjencës kishte hasur një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i PK-së-së ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat