Një grua nga Shqipëria ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në hyrje të fshatit Uglarë të Gjilanit, në orët e hershme të mëngjesit.
Po ashtu edhe tre persona të tjerë kanë lëndime të rënda.
Këtë e bëri të ditur Ismet Hashani, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan.
“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm 24.06.2021, në hyrje të fshatit Uglar ka ndodhë një vetaksident ku, në veturë ishin katër persona. Si pasojë e vetaksidentit , me lëndime të rënda janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilan”.
“Nga hetimet e para mësohet se njëra nga pasagjeret femër shtetase e Shqipërisë ka humbë jetën si pasojë e aksidentit. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë”, ka thënë Hashani.