Kaq persona u akuzuan dhe u ndaluan për vepra penale

Kronikë e zezë

Kaq persona u akuzuan dhe u ndaluan për vepra penale

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetedy aktakuza kundër pesëdhjetenjë personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë persona të dyshuar dhe janë paraqitur gjashtë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj nëntë personave të dyshuar.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të dy personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona të dyshuar, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave, si dhe ka ngritur
njëzetedy aktakuza kundër njëzetetre personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër dhjetë  personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona për 48 orë dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, është bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një
personi të dyshuar, si dhe, janë ngritur dy aktakuza kundër dy personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër  aktakuza kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë  aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat