Tre persona në Prizren goditen nga vetura

Kronikë e zezë

Tre persona në Prizren goditen nga vetura

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 10:22
Ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar pasi u goditën nga një veturë në Prizren.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:45, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Prizren (NN) 25.06.2021 – 14:45. Vozitësi mashkull kosovar me veturën e tij, nga pa kujdesia, ka goditur një mashkull (i mitur) dhe dy femra kosovare.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin 24-orësh të PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat