Krejt çfarë dihet për aksidentin e djeshëm në autostradë ku vdiq një person

Kronikë e zezë

Krejt çfarë dihet për aksidentin e djeshëm në autostradë ku vdiq një person

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 07:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person ka humbur jetën dje si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

Dyshimet e para janë se një automjet kombi në lëvizje e ka goditur automjetin e ndaluar në shiritin emergjent.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Image

 

“Policia e Kosovës, në orët e pasdites ka pranuar një informacion se në autostradën Ibrahim Rugova afër daljes së Malishevës, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalur në vendngjarje, për tu marrur me rastin.

Policia në vendngjarje ka ftuar edhe ekipet mjekësore të cilët kanë konfirmuar se si pasojë aksidentit një person ka humbur jetën”, tha Kelani.

Image
Kelani tha që sipas dyshimeve të para, një veturë ka qenë e ndalur në shiritin emergjent, derisa një automjet kombi në lëvizje dyshohet se e ka goditur automjetin e ndaluar.

“Njësitet policore janë duke hetuar shkaqet dhe rrethanat të cilat kanë quar deri te aksident, ku bazuar në informacionet e para dyshohet se një automjet ka qenë i ndaluar në shiritin emergjent dhe automjeti kombi në lëvizje dyshohet se e ka goditur automjetin e ndaluar. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante të trafikut”.

Image

Në media janë publikuar edhe pamje nga momenti i këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat