​Mashtroi shtetasen finlandeze dhe ia mori 10 mijë euro, arrestohet në Kosovë

Kronikë e zezë

​Mashtroi shtetasen finlandeze dhe ia mori 10 mijë euro, arrestohet në Kosovë

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të dyshuar për mashtrim.

Sipas policisë i dyshuari i kishte kërkuar para një shtetase finlandeze me qëllim që e njëjta t’i kthejë 190 mijë euro që i kishte investuar në një portal.

Policia njofton se i dyshuari nga viktima kishte marr 10 mijë euro e më pas i ka kërkuar edhe 5 mijë të tjera.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Kosovë dhe Gjermani 27.06.2021 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte arrit të mashtroi viktimën femër shtetase finlandeze dhe nga ajo ka marr 10.000 euro dhe ka kërkuar edhe 5000 euro tjera, për të ndihmuar viktimën që tij kthehet 190.000 euro të cilat ajo i kishte investuar në një portal. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat