Policia i shkon në shtëpi prizrenasit, gjuajti me armë zjarri me rastin e fejesës së djemve të tij

Kronikë e zezë

Policia i shkon në shtëpi prizrenasit, gjuajti me armë zjarri me rastin e fejesës së djemve të tij

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 11:42
Foto Ilustrim

Dje policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në fshatin Krushë e Vogël dëgjohen të shtëna nga arma e zjarrit.

“Veprimet policore ishin të menjëhershme dhe gjatë patrullimit në atë lokacion gjetën se i dyshimti F. H, i lindur në vitin 1979, kishte shkrepur disa here në ajër me arsyen se kishte fejuar djemtë e tij”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë automatike dhe dy karikator të zbrazët. Ndërsa, rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

Policia rajonale në Prizren apelon te qytetarët që rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdorim armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, andaj moto e policisë është: “Festo me zemër e jo me armë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat