Përsëri sherr në Qendrën e Mbajtjes në Vranidoll, marokeni sulmon tre punëtorët e sigurimit

Kronikë e zezë

Përsëri sherr në Qendrën e Mbajtjes në Vranidoll, marokeni sulmon tre punëtorët e sigurimit

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Një shtetas maroken është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar punëtorët e sigurimit në Qendrën e Mbajtjes në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se shtetasi maroken ka sulmuar fizikisht tre punëtorët e sigurimit.

“Fsh. Vranidoll, Prishtinë 30.06.2021-08:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas maroken, pasi që i njëjti duke mos i respektuar urdhrat e punëtorëve të sigurimit i ka sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj kosovarë. Dy viktimat dhe i dyshuari  kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndryshe, në këtë Qendër kishte pasur probleme edhe muaj më parë ku tre pjesëtarë të sigurimit në Qendrën e Mbajtjes së të Huajve në Vranidoll të Prishtinës mbetën të lënduar, teksa u sulmuan nga 10 shtetas të huaj të vendosur në këtë Qendër, e të cilët pas sulmit u arratisën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat