Konfiskohen 1200 litra Coca-Cola të kontrabanduara

Kronikë e zezë

Konfiskohen 1200 litra Coca-Cola të kontrabanduara

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 10:03
Foto

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar 1200 litra Coca-Cola të kontrabanduara.

Sipas njoftimit nga Dogana thuhet se kjo sasi është konfiskuar në regjionin e Mitrovicës.

“Në regjionin e Mitrovicës, Njësitet Anti-kontrabandës të Doganës se Kosovës kane arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një Automjet Transportues / Furgon I cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar / Pije joalkoolike në sasi prej 1200 Litra”, thuhet në njoftim.

Dogana ka theksuar se të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat