Prokuroria ngrit 85 aktakuza ndaj 108 personave

Kronikë e zezë

Prokuroria ngrit 85 aktakuza ndaj 108 personave

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria ka ngritur 85 aktakuza ndaj 108 personave.

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroritë Themelore janë ngritur 85 aktakuza kundër 108 personave, për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të prokurorit, në ndalim 48 orësh janë 29 persona, kurse janë bërë pesë kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj pesë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Në anën tjetër, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, brenda 24 orëve të fundit ka ndaluar një person si dhe bëri një kërkesë për caktim paraburgimi ndaj një personi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat