Prishtinë - Arrestohet një person i cili kultivonte kanabis në gota plastike

Kronikë e zezë

Prishtinë - Arrestohet një person i cili kultivonte kanabis në gota plastike

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 08:58
Foto Ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë.

Pasi gjatë bastisjes në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 37 bimë të dyshuara kanabis sativa me gjatësi 1 deri 4 cm të cilat kishin qenë të kultivuara  në gota të plastikës.

Përveç bimëve te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar edhe 1.68 gramë substanca të dyshuara të llojit marihuanë.

I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat