Zjarri në katër depo, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Zjarri në katër depo, lëndohen dy persona

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 09:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy persona janë lënduar nga zjarri që përfshiu pasditen e së enjtes katër depo të mbushura me pemë dhe perime në zonën industriale në Prishtinë.

Nga Policia kanë treguar se dy të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Tregu me shumicë-Zona industriale, Prishtinë 01.07.2021-16:07. Është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri janë përfshirë katër depo të mbushura me pemë dhe perime –prona të katër viktimave meshkuj kosovarë.

Njësit relevante dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale që dyshohet të jenë të konsiderueshme, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat