Arrestohet pasi alsifikoi dokumente për ta shitur një tokë në vlerë 98 mijë euro

Kronikë e zezë

Arrestohet pasi alsifikoi dokumente për ta shitur një tokë në vlerë 98 mijë euro

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 09:01
Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Suharekë, meqenëse i njëjti dyshohet se bashkë me dy persona të tjerë kanë falsifikuar dokumente për ta shitur një parcelë tokë në vlerë 98 mijë euro.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa rasti po hetohet si “mashtrim”.

“Suharekë 02.07.2021-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se ai së bashku me dy persona tjerë kanë falsifikuar dokumente për ta shitur një parcelë toke në vlerë 98.000 € një qytetari nga komuna e Suharekës.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat