Rahovec - Rrahen për një kabllo elektrike, policia arreston tre persona

Kronikë e zezë

Rahovec - Rrahen për një kabllo elektrike, policia arreston tre persona

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar në fshatin Kramovik të Rahovecit, pasi që të njëjtit derisa ishin duke drejtuar kamionët e tyre, për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me një kabllo të rrjetit elektrik kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin tjetër mashkull të cilit i kanë shkaktuar lëndime.

I dyshuari-i lënduar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarve dhe automjeteve të tyre.

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja, një plumb cal-9 mm, dhe një predhë në kabinën e kamionit. Po ashtu, nga i dyshuari-lënduari njësitet policore kanë konfiskuar një pistoletë, prodhim turk, me karikator dhe pesë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari-lënduari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë, ndërsa tre të dyshuarit tjerë pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat