Duke punuar me bager has në bombë, intervenon Policia dhe FSK

Kronikë e zezë

Duke punuar me bager has në bombë, intervenon Policia dhe FSK

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 09:55
Gradicë

Një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar me ekskavator në fshatin Gradicë të Drenasit, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë tërhequr në mënyrë të kontrolluar-sigurtë mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur të shtunën në ora 15 e 50 minuta.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat