Prishtinë - Ia vë zjarrin shtëpisë, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Prishtinë - Ia vë zjarrin shtëpisë, arrestohet i dyshuari

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 09:00
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i kishte vënë zjarrin katit të parë të shtëpisë.

Sipas raportit të policisë thuhet se i dyshuari dyshohet të ketë probleme psikike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  (dyshohet me probleme psikike), pasi që kishte vënë zjarrin katit të parë të shtëpisë së tij, mirëpo ka intervenuar ankuesi mashkull dhe janë evituar dëmet materiale”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat