Në Suhudoll të Mitrovicës shpërthen një bomba në veturë

Kronikë e zezë

Në Suhudoll të Mitrovicës shpërthen një bomba në veturë

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 14:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Një bombë ka shpërthyer në një veturë në Suhudoll të Mitrovicës. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Bomba shpërthye në automjetin Wolksvaven tdi pickup me ngjyrë të kuqe dhe me targa 02 609 ED, por për fat të mirë përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20.

Bekim Aliu, vozitësi i këtij automjeti ka bërë te ditur për KosovaPress se dikush i ka vënë bombën automjetit në rrotën e pasme dhe në momentin kur ai është nisur bomba ka shpërthyer.

“Nuk e di kush e ka bërë, askujt borxh s’i kam. Shyqyr kam shpëtuar dhe vetëm xhamat më janë thyer” ka thënë Aliu.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, tha se deri tani nuk dihet motivi dhe as autori i këtij incidenti. “Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe po punon intensivisht për zbardhjen e kësaj ngjarje” theksoi për KosovaPress Hoti.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat