I mituri plagoset në Glloboqicë derisa po luante me pushkë me shokët e tij

Kronikë e zezë

I mituri plagoset në Glloboqicë derisa po luante me pushkë me shokët e tij

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në fshatin Glloboqicë të Komunës së Dragashit.

Media merr vesh se i plagosuri është A.H. (2007).

I tërë rasti ka ndodhur derisa katër të mitur po qëndronin në një dhomë, të cilët ishin të afërm mes vete.

Më pas dy prej tyre, derisa po luanin me një pushkë gjuetie, kërset pushka dhe kështu plagoset i mituri A.H. (2007).

Ai ka marrë lëndime në pjesën e gjoksit, ku më pas është dërguar nga familjarët në QKMF në Dragash e më pas është dërguar në spitalin Rajonal në Prizren.

Gjendja e të lënduarit është e rëndë dhe është në trajtim kirurgjik në Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat