Arrestohet pejani, rrahu nënën dhe motrën e tij

Kronikë e zezë

Arrestohet pejani, rrahu nënën dhe motrën e tij

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e martë në Pejë.

Siç njofton Policia, një person në ndikim të alkoolit ka rrahur nënën dhe motrën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra (motrën dhe nënën e tij). I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.79 promila. Viktimave iu është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia bën të ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat