Faton Tasholli akuzohet pasi kërcënoi e shantazhoi prap ish-të dashurën

Kronikë e zezë

Faton Tasholli akuzohet pasi kërcënoi e shantazhoi prap ish-të dashurën

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Albulena Gashi me 3 korrik të këtij viti rreth orës 20.30 ka raportuar se në Lipjan, i dyshuari Faton Tasholli (i dashuri i saj), ka kërkuar që t’ia jap  70.000 (shtatëdhjetëmijë) euro para të gatshme, se përndryshe do ia dërgoj fotot (intime) familjarëve të saj. 

Ndërsa, i dyshuari tjetër vëllai i viktimës Liridoni, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje. 

Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin si shantazh e kanosje.

Derisa prokurorja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Rukije Shashivari e ka dërguar rastin në procedurë të rregullt.

Derisa "Syri.net" mëson se pak më parë është arrestuar Faton Tasholli, pasi që dyshohet se përsëri e ka kërcënuar ish të dashurën e tij, e cila është paraqitur në polici. 

Burimet e "Syri.net" tregojnë se rasti tash është transferuar në Njësinë e hetimeve të Prishtinës, ku edhe është intervistuar i dyshuari në prezencën e avokatit dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Po ashtu me urdhër me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia dhe objektet tjera të të dyshuarit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat