Arrestohet në Kosovë, turku i shumëkërkuar për vrasje dhe trafik droge

Kronikë e zezë

Arrestohet në Kosovë, turku i shumëkërkuar për vrasje dhe trafik droge

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 20:09
Ilustrim

Në bazë të një udhër-arresti ndërkombëtar Policia e Kosovës e ka arrestuar të shtunën më datë 3 korrik një person i cili ishte shumë i kërkuar nga autoritetet e Turqisë.

Arrestimi i tij u bë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Bëhet fjalë për Baris Nakipoglu.

Nakipoglu është i kërkuar për trafikim të drogës dhe vrasje..

Ai ishte i fshehur për disa vite në Kosovë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

ARRESTIM I PERSONIT ME URDHËR ARREST NDËRKOMBËTAR Autostrada “Ibrahim Rugova” (NN) 03.07.2021 – 12:45. Në bazë të urdhëresës ndërkombëtare, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje i kërkuari mashkull shtetas i huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat