Aksident në Vushtrri, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Aksident në Vushtrri, lëndohen tre persona

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 16:00
Ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku me tre të lënduar ka ndodhur sot në hyrje të Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Ai tha se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

“Aksident trafiku me të lënduar i ndodhur rreth orës 14:30, të datës 8 korrik 2021, në rrugën nacionale Mitrovicës-Prishtinë segmenti rrugor zona në hyrje të Vushtrrisë, në aksident të përfshira një kamion dhe dy vetura, si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor.”, ka thënë Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat