Tre persona të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Kronikë e zezë

Tre persona të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 21:20
Ilustrim

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur rreth orës 18:40 në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Milloshevë.

Në aksident ishin të përfshira tre automjete.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 18:40, në rrugën “Prishtinë-Mitrovicë” respektivisht në fshatin Milloshevë, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat