Shiste heroinë dhe ekstazi në lokalet e Bllokut, të rinjve ju jepte me shiringë 100 mijë doza, arrestohet 24-vjeçarja në Tiranë

Kronikë e zezë

Shiste heroinë dhe ekstazi në lokalet e Bllokut, të rinjve ju jepte me shiringë 100 mijë doza, arrestohet 24-vjeçarja në Tiranë

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 08:48
Pamje nga aksioni

Një 24 vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Tiranës nën akuzën e shpërndarjes  së lëndës narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar "Kimistja" u bë arrestimi i shtetases Dea Zejno, 24 vjeçe, banuese në Tiranë.

Policia informon se në bazë informacioneve që dispononin kjo shtetase iu shiste drogë sintetike të llojeve të ndryshme në qytetin e Tiranës, kryesisht në lokalet me muzikë në zonën e Porcelanit, Pazarit të Ri dhe Bllokut, personave të ndryshëm, kundrejt çmimeve që varionin nga 1.000 lekë të rinj deri në 10.000 lekë të rinj për një dozë (kokërr).

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, 24-vjeçares iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar heroinë, ekstazi, metadon dhe një aparat celular.

Gjithashtu, kësaj shtetaseje i është sekuestruar edhe një lloj droge në formë të lëngët, të cilën e shpërndante me shiringë, që zakonisht përdoret nga moshat e reja duke e tretur në pije.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat