Gjilanasi i dehur shkon në shtëpinë e ish-gruas dhe e kërcënon

Kronikë e zezë

Gjilanasi i dehur shkon në shtëpinë e ish-gruas dhe e kërcënon

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Një person është arrestuar dje në Gjilan pasi që i njëjti ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas dhe e ka kërcënuar.

Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjilan 08.07.2021 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur kishte shkuar te shtëpia e ish bashkëshortes viktimës femër kosovare dhe e kishte kanosur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat