Kontrabandoi 17 lopë nga Serbia, arrestohet nga policia në bjeshkën e Istogut

Kronikë e zezë

Kontrabandoi 17 lopë nga Serbia, arrestohet nga policia në bjeshkën e Istogut

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në bjeshkën e Kabojës në Istog.

I njëjti është arrestuar pasi kishte kontrabanduar nga Serbia 17 krerë gjedhe.

“Njësitet policore kanë vërejtur të dyshuarin mashkull kosovar i cili nga Republika e Serbisë i kishte futu (kontrabanduar) në territorin e Republikës së Kosovës 17 krerë gjedhe”, thuhet në raportin e policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat