Vdes një 5-vjeçar në Drenas pasi i bie dritarja sipër

Kronikë e zezë

Vdes një 5-vjeçar në Drenas pasi i bie dritarja sipër

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Një 5-vjeçar ka vdekur mbrëmë në Drenas pasi dyshohet se një dritare i ka rënë sipër.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se 5-vjeçari ishte dërguar pa shenja jete në spital.

“Një fëmijë 5 vjeçar është dërguar pa shenja jete në QKMF -në Drenas. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit, dhe nga një hetim preliminar është ngritur versioni i hetimit se  ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘’Ilaz Kodra’’ në Drenas, me ç’ rast viktima ishte goditur nga një dritare që kishte rënë mbi të, porse kishte qenë fatale për jetën e saj”, thaBorovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat