Po kontrabandonte dru, gjilanasi i ikën policisë së Kosovës dhe shkon në Serbi

Kronikë e zezë

Po kontrabandonte dru, gjilanasi i ikën policisë së Kosovës dhe shkon në Serbi

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Një vozitës mashkull është larguar në territorin e Serbisë, pasi nuk u ndal në patrullën policore, me mjetin që dyshohet të jetë përdorur për kontrabandë drurësh.

Policia ka raportuar se rasti është hapur me vendim të prokurorit dhe është duke u hetuar.

“Gjilan 11.07.2021 – 16:45. Vozitësi mashkull kosovar me mjet të ngarkuar me lëndë drunore, që dyshohet që i kishte të kontrabanduara nga Serbia, nuk i është ndalur patrullës policore dhe i njëjti ka arrit të ik në territorin e Serbisë.

Me vendim të prokurorit është hapur rasti dhe është duke u hetuar,” thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat