Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Kronikë e zezë

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 15:06
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 15:16) - Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë dy kamiona dhe një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës, në orët e pasdites ka pranuar një informacion se në autostradën Ibrahim Rugova, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy kamiona transportues dhe një veturë.

Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalur në vendngjarje për tu marrë me rastin si dhe për të hetuar shkaqet dhe rrethanat të cilat kanë quar deri te aksidenti”, ka thënë Kelani.

Ai ka shtuar se si pasojë e aksidentit, nga informacionet e para dyshohet për katër persona të lënduar, ku për shkallën e lëndimeve priten konfirmime zyrtare nga mjekët kompetentë. 

***

Një aksident ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” mesditen e së hënës.

Në bazë të pamjeve të siguruara shihet se në aksident është i përfshirë një kamion që transporton lëndë djegëse dhe automjete të tjera.

Media ka kontaktuar me policinë për të marrë informata shtesë rreth aksidentit dhe është në pritje të një përgjigje.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat