Arrestohet një person për gjuajte me armë në aheng familjar

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për gjuajte me armë në aheng familjar

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 09:38
Ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Sllatinë e Madhe në Fushë Kosovë, pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Nga i dyshuari është konfiskuar arma dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje’, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Policia vazhdimisht po apelon që të festohet pa armë, madje për këtë ka nisur edhe një fushatë sensibilizuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat