Autobusi me mërgimtarë nga Gjermania aksidentohet në Kroaci

Kronikë e zezë

Autobusi me mërgimtarë nga Gjermania aksidentohet në Kroaci

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 12:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një autobus i kompanisë “EuroBus” nga Struga mëngjesin e sotëm është përplasur në një autostradë pranë Nova Gradishkas të Kroacisë.

Siç bëhet e ditur autobusi i cili po udhëtonte nga Gjermania drejt Maqedonisë së Veriut është përplasur rreth orës 05:00 të mëngjesit të 17 korrikut.

Sadri Osmani një mërgimtar nga Çegrani i Gostivarit ka thënë se disa pasagjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore, ndërkaq autobusi është dëmtuar në masë të madhe.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

“Zoti i madh me pak lëndime e me shumë dëme materiale të autobusit EuroBus nga Struga.

Ngjarja ndodhi në ora 5h të mëngjesit afër Nova Gradishka në drejtim të Maqedonisë së Veriut”, është shprehur mërgimtari Sadri Osmani nga Çegrani i Gostivarit.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kompania “EuroBus” iu ka siguruar një autobus tjetër dhe tani po bëhen gati për tu nisur drejt Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat