E vrau qenin pasi ia kafshoi djalin

Kronikë e zezë

E vrau qenin pasi ia kafshoi djalin

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 10:00
Ilustrim

Janë arrestuar dy të dyshuar nga Malisheva pasi që qeni i njërit të dyshuar ka kafshuar djalin e të dyshuarit tjetër.

Derisa ky i fundit e ka mbytur qenin duke e qëlluar me armë zjarri, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Pas kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë me dy karikatorë dhe 29 fishekë si dhe një arme gjuetie dhe një gëzhojë.

"Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi qe qeni i njërit të dyshuar ka kafshuar djalin e dyshuarit tjetër,  ndërsa ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri qenin duke e mbytur. Është kontrolluar shtëpi a njërit te dyshuar me ç ‘rast janë gjetur dhe konfiskuar një arme me dy karikator me 29 fishek dhe një arme gjuetie, dhe një gëzhojë. Me vendim te prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat