Gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar në Vushtrri, ja çka i ndodh 57 vjeçarit

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar në Vushtrri, ja çka i ndodh 57 vjeçarit

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Gjatë mesditës së djeshme në stacionin policor në Vushtrri është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një zonë banimi në fshatin Vernicë-Vushtrri.

“Me t’ pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar një Pistoletë dhe disa gëzhoja.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar M. Z., 57 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Pas procedurave intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘Përdorim i armës’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat