Pamje nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Podujevë, ku mbetën të lënduar nëntë persona

Kronikë e zezë

Pamje nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Podujevë, ku mbetën të lënduar nëntë persona

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 21:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:50 në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Bardhosh.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe një autobus, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:40, është raportuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë -Podujevë.

Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë katër automjete ( tri vetura dhe një autobus). Si pasojë e aksidentit deri tani trajtim mjekësor kanë kërkuar gjashtë persona të lënduar. Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksident”, ka thënë Ahmeti.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat