​Arrestohen 4 persona të kërkuar me urdhëresë nga Gjykata

Kronikë e zezë

​Arrestohen 4 persona të kërkuar me urdhëresë nga Gjykata

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Pejë, ka arritur të arrestojë katër persona të kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore Pejë.

Personat e arrestuar akuzohen për vjedhje.

Ky është njoftimi i Policisë:

Pas një pune operativo-hetimore, ka arrite që të siguroj informacione mbi vendndodhjen e personave të kërkuar, në orët e mëngjesit të datës 29.07.2021, njësitet e Stacionit Policor në Pejë të mbështetura nga Njësiti për reagim të shpejtë (NJRSH), kanë arrestuar katër (4) persona në lokacione të ndryshme në zonën e Stacionit Policor Pejë, të cilët kërkoheshin për veprat penale:

• Tre (3) persona të dyshuar për veprën penale “ grabitje” të cilët janë të dënuar me katër (4) vite burg.

• Një (1) person i dyshuar për veprën penale “ Vjedhje e rëndë”

Pas arrestimit të dyshuarit për veprën penale “grabitje” janë dërguar në vuajtje të denimit në qendren e paraburgimit në Prishtinë, ndërsa i dyshuari për veprën penale “ vjedhje e rendë” është dërguar ne Prokurorinë themelore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat