Arrestohet burri nga Prishtina, dyshohet se bashkë me një person tjetër dhunuan një grua

Kronikë e zezë

Arrestohet burri nga Prishtina, dyshohet se bashkë me një person tjetër dhunuan një grua

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 09:55
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se në bashkëveprim me një të dyshuar kanë dhunuar një grua.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 27.07.2021 – 01:00. Më 29.07.2021 pas një pune hetimore është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkë veprim me një të dyshuar tjetër kanë kryer veprën penale (dhunim) ndaj viktimës femër kosovare që ishte raportuar si person i zhdukur.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat