E pabesueshme: Gjermani e rrah gruan e tij në Vushtrri

Kronikë e zezë

E pabesueshme: Gjermani e rrah gruan e tij në Vushtrri

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 11:36
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të Kosovës dhe një shtetas gjerman në Vushtrri.

Sipas njoftimit, i dyshuari shtetas gjerman e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, gruan kosovare, e më pas dy të dyshuarit tjerë familjar të gruas kanë shkuar në banesën e shtetasit gjerman dhe të tre të dyshuarit janë përleshur fizikisht.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse të dyshuarit me rekomandim të prokurorit të shtetit pas intervistimit janë liruar.

Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat