Një zjarrfikës sulmohet nga 3 persona në Prizren

Kronikë e zezë

Një zjarrfikës sulmohet nga 3 persona në Prizren

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 08:50
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një zjarrfikës është sulmuar dhe goditur në vendin e tij të punës me një skalper nga tre persona të panjohur.

Siç njofton Policia në raportin e saj 24-orësh, të dyshuarit kanë demoluar nënstacionin e zjarrfikësve.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

“Fsh. Gjonaj, Prizren 30.07.2021 – 15:30. Viktima mashkull kosovar (zjarrfikës), ka informuar se në vendin e tij të punë është sulmuar dhe goditur me një mjetë të mprehtë (skalper) nga tre persona të pa njohur. Të dyshuarit kanë demoluar nënstacionin e zjarrfikësve. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat